Prishtinë, 22.10.2012
Kryeminstri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Në takim u bisedua për takimin e Kryeministrit Hashim Thaçi me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Baroneshën Catherine Ashton dhe me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daciq.
Me këtë rast, Kryeministri Thaçi e njoftoi kryetarin e LDK-së, Mustafa lidhur me takimin e mbajtur në Bruksel.
Ishte konstatim i përbashkët që të vazhdohet me procesin e normalizimit të marëdhenieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të krijimit të raporteve ndërshtetërore, të stabilitetit rajonal dhe perspektivës Europiane.
