Kryeministri Thaçi viziton punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e sheshit “Dëshmorët e Kombit”, rregullimin e shtratit të lumit “Nerodime” dhe asfaltimin e rrugës “Rexhep Bislimi” në Ferizaj


Image


Image


Image

Prishtinë, 11.08.2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, deputeti i zonës Ilmi Reçica dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, vizitoi disa nga projektet infrastrukturore  që janë duke u zhvilluar në qytetin e Ferizajt.

Vizita filloi me inspektimin e punimeve që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e sheshit “Dëshmorët e Kombit” për të vazhduar në punimet që janë duke u zhvilluar në rregullimin e shtratin e lumit “Nerodime”, si dhe në asfaltimin e rrugës “Rexhep Bislimi” në Ferizaj

Me këtë rast kryeministri Thaçi u deklarua para mediave:

“Jemi këtu sot së bashku me kryetarin Aliu, ministrin Mujota, gjithashtu me deputetin Reçica, për të bërë inspektimin e punëve infrastrukturore  jashtëzakonisht të rëndësishme që po bëhen në qytetin e Ferizajt.

Dëshiroj të falënderoj dhe përgëzoj për punën e shkëlqyer që po bënë kryetari Aliu, dhe bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë me Ministrin e Infrastrukturës, për fillimin dhe ecjen sipas afateve kohore dhe standardeve më moderne për përmbylljen e këtyre projekteve infrastrukturore këtu në Ferizaj.

Siç e keni vërejtur edhe ju, janë duke vërejtur edhe qytetarët e Ferizajt, janë këto projekte mjaft të rëndësishme për modernizimin e Ferizajt, që nga sheshi gjithashtu edhe pjesa periferike e qytetit, por edhe rregullimin e shtratit të lumit. janë këto projekte milionëshe që po investohen në qytetin e Ferizajt, për të ndërtuar një Ferizaj të ri, një Ferizaj evropian, një Ferizaj që me të vërtetë çdo qytetar të ndihet mirë dhe krenarë për të jetuar.

Ne do të mbështesim edhe në projekte tjera autoritetet komunale, kryetarin Aliu, prandaj vetëm uroj dhe përgëzoj kryetarin por edhe qytetarët e Ferizajt. Megjithëse është duke u punuar në shumë segmente, në shumë projekte, projektet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen edhe në qytet por edhe në fshatra”.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors