Kryeministri Thaçi uron Familjen Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e lindjes së djalit të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit


Image

Prishtinë, 23 korrik 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron Familjen Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e lindjes së djalit të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Në telegramin e urimit thuhet:

E nderuara Familje Mbretërore,

Ju lutem pranoni urimet më të mira në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, me rastin e lindjes së djalit të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Në këtë moment të rëndësishëm për ju dhe popullin tuaj, dua të rikthej në kujtesë marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendit tonë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës vlerësojnë lartë dhe ju jemi mirënjohës për gjithë mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në momentet më vendimtare.

Me këtë rast, djalit të vogël i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë e të lumtur, bashkë me prindërit, Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit dhe gjithë Familjen Mbretërore.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors