Nju Jork, 25 shtator 2012
Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi takoi sot ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Ahmet Davutoglu.
Kryeministri Thaçi e njoftoi ministrin e Jashtëm të Turqisë me zhvillimet e fundit në Kosovë, procesin e njohjeve dhe atë të integrimit evropian.
Kryeministri e falënderoi ministrin e Jashtëm të Turqisë për mbështetjen e pa kursyer dhe përkushtimin e shtetit turk ndaj Kosovës dhe rajonit. Ministri Davutogllu konfirmoi se ky angazhim dhe ky përkushtim do të mbetet i palëkundur.
“Ne duhet të punojmë bashkërisht që paqja dhe stabiliteti përfundimisht të mbizotërojnë në rajon dhe në relacionet mes vendeve të Ballkanit. Tani e tutje, ne duhet të përqendrohemi në zhvillim dhe integrim“, tha kryeministri Thaçi.