Kryeministri Thaçi: Qeverisja lokale në Prizren – shembull i qeverisjes së mirë në Kosovë


Image


Image


Image

Prishtinë, 22 qershor 2009

“Kjo punë është bërë, falë angazhimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kuvendit Komunal, por para së gjithash fal insistimit të pashoqë dhe angazhimit të profesor Ramadan Mujës”, ka theksuar kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pas vizitës që ka bërë në Kuvendin Komunal të Prizrenit ku është takuar me kryetarin e komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Në kuadër të vizitave nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës për të inspektuar punën e institucioneve të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagxhillar dhe me bashkëpunëtorë tjerë, ka vizituar komunën e Prizrenit ku është pritur nga kryetari i komunës së Prizrenit, z.Ramadan Muja. Kryeministri është njohur nga kryetari dhe bashkëpunëtorët e tij, me punën dhe progresin në këtë komunë.

Kryeministri Hashim Thaçi e ka vlerësuar Prizrenin si një qytet të ndryshimeve të mëdha, të mirëkuptimit dhe tolerancës politike e ndëretnike ndërmjet qytetarëve. “Jam këtu, së bashku me ekipin tim, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë për angazhimet e qeverisë komunale, dhe për punën e mirë që është bërë dhe po bëhet  në qytetin  e Prizrenit” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri i ka vlerësuar të suksesshme arritjet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Prizren, ndërtimin e shkollave të reja si dhe ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit, gjatë një viti e gjysmë të qeverisjes në këtë komunë, dhe ka shprehur besimin se këto ndryshime do të vazhdojnë edh në të ardhmen.

Kryeministri ka lavdëruar angazhimin dhe insistimin e vazhdueshëm që ka treguar kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, gjatë takimeve me ministrat në Qeverinë e Kosovës, për të realizuar e nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Prizrenit.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim investimet në infrastrukturën rrugore, në arsim, në ndërtimin e kanalizimeve dhe ujësjellësit si dhe në ndërtimin e ambulancave” është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri ka përshëndetur  uljen për njëzet për qind të taksave për bizneset dhe zejtarët në komunën e Prizrenit dhe ka theksuar se kjo tregon partneritetin e Kuvendit Komunal me komunitetin e biznesit për të lehtësuar zhvillimin e biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Prizren.

“Sivjet do të vazhdojë ndërtimi shtratit të lumit Bistrica dhe restaurimi i kalasë së qytetit të Prizrenit”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Ramdan Muja ka njohur kryeministrin Hashim Thaçi me arritjet në këtë komunë dhe ka falënderuar kryeministrin për përkrahjen e vazhdueshme të autoriteteve komunale për të realizuar të gjitha projektet në dobi të qytetarëve të Prizrenit.  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors