Kryeministri Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës do ta vazhdojë partneritetin e ngushtë me komunitetin e biznesit


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 8 tetor 2010

Kryeministri Thaçi nga udhëheqësit e kësaj kompanie është informuar për sukseset e prodhimit dhe të plasmanit të prodhimeve, por edhe për shqetësimet e tyre që kanë të bëjnë me eksportimin në vendet e rajonit.

“Kjo është një kompani shumë e suksesshme, me mbi 60 punëtorë, një kompani që është model edhe për Kosovën, por edhe për rajonin, sepse kjo kompani prodhimin e vet, prodhimin vendor të Kosovës, ka arritur ta nxjerrë edhe jashtë kufijve të saj, në Shqipëri, Maqedoni dhe në Greqi, ndërsa me shpresë se në të ardhmen e afërt edhe  në vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi  me këtë rast ka falënderuar të gjitha bankat që kanë pasur mirëkuptim në partneritet të ngushtë me këtë kompani, por edhe me bizneset tjera në Kosovë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do ta vazhdojë partneritetin e ngushtë me komunitetin e  biznesit për krijimin e kushteve dhe mundësive shumë më të mira, për krijimin e hapësirave më të volitshme për komunitetin e biznesit, theksoi z.Thaçi, duke shtuar se, kjo është një vizitë për të përgëzuar kompaninë “Pestova”, të gjithë që janë duke punuar me sukses të madh dhe për të ritheksuar edhe njëherë mbështetjen e Qeverisë për komunitetin e biznesit, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës dhe angazhimet tona të përbashkëta për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë sovran.

Ndërkaq ministri Stavileci theksoi se agrobiznesi gjithnjë do ta ketë përkrahjen e ministrisë së Bujqësisë. Ai premtoi prodhuesve bujqësorë se do të bëjë përpjekje për të hapur rrugë për eksportin e prodhimeve në shtetet e rajonit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors