Prishtinë, 3 mars 2011
Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me përgatitjen e projekt-buxhetit për vitin 2011, mbajtur sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës
Ne shumë shpejt do ta sjellim projekt-buxhetin në Kuvend, pasi që Qeveria e Republikës së Kosovës është zgjedhur tash e tetë ditë dhe natyrisht se konsultat janë të nevojshme dhe të domosdoshme.
Në projekt-buxhet do të jenë të përfshirë edhe premtimi i pagave, ashtu siç kemi premtuar dhe garantuar.
Pres që Kuvendi ta miratojë këtë muaj. Kam besim të plotë në këtë projekt-buxhet. Se sa do të vonohet do të varet edhe nga ju, domethënë nga Kuvendi, sepse Qeveria do të procedojë në kohë të rregullt dhe procedura të rregullta.
Gjithashtu dëshiroj të theksoj se edhe sa i përket kësaj vonese, gjithë qytetarët e dinë pse ka ardhur deri te kjo vonesë, për shkak të zhagitjes së madhe të procesit elektoral, të gjithë spektrit politik, por më së tepërmi të atyre që s’pajtoheshin me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Unë falënderoj opozitën sot që e ka thyer bojkotin dhe i është kthyer Kuvendit, prej nga është zgjedhur edhe prej qytetarëve të Kosovës.
