Kryeministri Thaçi përuron rrugët në Rahovec dhe fshatrat Fortesë e Xërxë të po kësaj komune


Image

Prishtinë, 10 shtator 2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitave në disa komuna të vendit, sot ka qëndruar në Rahovec.

Kryeministri Thaçi i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministri i Bujqësisë, Idriz Vehapi dhe zëvendësministri i Transportit, Adem Grabovci, ka marrë pjesë në përurimin e përfundimit të punimeve në rrugën e asfaltuar në hyrje të qytetit të Rahovecit.

Kryeministri Hashim Thaçi më pas i shoqëruar edhe nga udhëheqja komunale ka marrë pjesë edhe në përurimin  e rrugëve të reja të asfaltuara në fshatin  Fortesë dhe rrugën në fshatin Xërxë.

Me këtë rast kryeministri Thaçi ka vlerësuar lartë punën e kryetarit dhe udhëheqjes komunale të Rahovecit për dhe u ka premtuar atyre se mbështetja e Qeverisë së Republikws sw Kosovës nuk do të mungojë me qëllim të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe standardit të jetës për qytetarët.

Kryeministri Thaçi ka thëne se ndjehet shumë mirë në mesin e qytetarëve të komunës së Rahovecit me rastin e përurimit të këtyre rrugëve të reja, në Kosovën e re, në shtetin e ri, në Kosovën e perspektivës evropiane.

“Ndjehem shumë i lumtur kur shohë gjithë këta fëmijë të lumtur dhe gjithë qytetarët e këtij rajoni të krenarisë kombëtare, tash të këtij zhvillimi dhe ndryshim” , theksoi kryeministri Thaçi duke shtuar se ky është vetëm fillimi Qeveria e Kosovës do të vazhdoj me investime në gjithë Kosovën.

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Qazim Qeska me këtë rast ka falënderuar kryeministrin Hashim Thaçi dhe Qeverinë e Kosovës për përkrahjen dhe mbështetjen e pakursyer për përfundimin e këtyre projekteve dhe shumë projekteve të tjera në këtë komunë. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors