Kryeministri Thaçi organizon pritje për sportistët kosovarë me rastin e anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar: Do të jemi së bashku në RIO 2016


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 28 tetor 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka organizuar sot një pritje për sportistët kosovarë, me rastin e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Në prani të ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, Memli Krasniqi, Kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, dhe qindra sportistëve kulminantë, kryeministri Thaçi i ka siguruar sportistët kosovarë se do t’i mbështesë gjithmonë, deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare të sportit

Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në pritjen e organizuar me rastin e anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Mirëmbrëma të gjithëve
I nderuari ministër Krasniqi dhe ministra të tjerë,
I nderuari President i Komitetit Olimpik të sportit Kosovar, z. Hasani
Të nderuar të gjithë të pranishëm
Ju Sportistë të nderuar
Veteran të sportit të Republikës së Kosovës, apo mund të themi edhe legjendat e sportit Kosovar
Ju të rinj sportistë

Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’iu uroj për këtë sukses të jashtëzakonshëm të shtetit tonë, të sportit Kosovar, anëtarësimin të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Urime.

E Përmendi ministri Krasniqi dhe presidenti Hasani kronologjinë e angazhimeve, dhe sakrifacave të mëdha që i ka përjetuar sporti kosovar për të arritur këtu ku është sot, pra për t’u anëtarësuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtr.

Dëshiroj që të shpreh mirënjohje dhe falënderim për secilin prej këtyre sportistëve për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, me të cilët jemi krenuar ne të gjithë.

Sonte dëshiroj të theksoj se Kosova është njohur nga 110 shtete më të fuqishme ndërkombëtare, por anëtarësimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, është një lloj i anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sepse sporti kosovar është njohur dhe pranuar nga e gjithë bota.

Tani neve na mbetet një angazhim edhe më i madh.

Para dy vitesh, në vitin 2012, ishim së bashku me presidenten Jahjaga në Olimpiadën Londra 2012, ku ishte prezente edhe simboli olimpik kosovar dhe shqiptar, Majlinda Kelmendi.

Në atë kohë Majlinda simbolizonte shtetin e Kosovës, ishte himni dhe flamuri i Kosovës. Në atë kohë kemi biseduar edhe për hapat tonë të mëtutjeshëm.

Në atë periudhë i kam premtuar Majlindës dhe ju premtoj edhe sonte juve të gjithëve, që do ta kemi nderin së bashku të jemi përësri sikur në Londër 2012, edhe në Rio 2016.

Natyrisht, në atë kohë, unë kam pasur një këshillë për Majlindën pas betejës që zhvilloi në atë mbrëmje jo të lehtë për të, por krenare për shtetin e Kosovës, për qytetarët e Kosovës, për trajnerin e saj, edhe për presidenten dhe për mua si kryeministër i vendit.

Dhe këshilla ime ka qenë që ‘kur të fillosh të fitosh Majlidë, nuk do të ndalesh’. I thash se po të flas nga përvoja ime politike, që kur filluam t’i fitojmë zgjedhjet më nuk u ndalëm. Prandaj, ne i fituam zgjedhjet dhe do të jemi në Rio 2016.

Tani neve si institucione të vendit, si sport kosovar, na mbetet që të punojmë edhe më tepër, në vecanti që Kosova të anëtarësohet edhe në UEFA, edhe në FIFA dhe në FIBA.

Unë e uroj dhe e përgëzoj z. Vokrri për punën e tij të jashtëzakonshme që po e bënë, dhe e siguroj se gjithmonë do ta keni përkrahjen time personale dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Urime! Suksese!

Faleminderit shumë. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors