Prishtinë, 9 shtator 2009
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Republikës së Turqisë,Recep Tayip Erdoğan, me rastin e viktimave të shkaktuara, pas përmbytjeve nga reshjet në zonën e Stambollit, ku u shkaktuan edhe dëme materiale
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
I nderuari kryeministër Erdoğan,
Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tragjike të qytetarëve të vendit tuaj, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet në zonën e Stambollit, ku u shkaktuan edhe dëme materiale
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës ndan dhembjen me ju, qeverinë tuaj dhe popullin turk.
Ju lutem që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’u përcillni ngushëllimet më të sinqerta edhe anëtarëve të familjeve, që humbën të afërmit e vet në këtë tragjedi.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
