Kryeministri Thaçi: Nga sot Qeveria e Republikës së Kosovës, shteti i Kosovës do ta ketë edhe Ministrinë për Integrime


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 31 mars 2010

Në vazhdim japim të plotë fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi

Zonja dhe zotërinj ,

Kam kënaqësinë e veçantë që sot në cilësinë time si kryeministër i Qeverisë së Republikës  së Kosovës të bëj publike para jush dhe gjithë qytetarëve e partnerëve ndërkombëtarë përkushtimin dhe angazhimet e mia për avancimin e qeverisjes së mirë. Në kuadër të kësaj natyrisht duke punuar ngushtë me të gjithë potencialet të cilat i ka shteti i Kosovës nga bota politike, akademike dhe  shoqërisë civile dua të theksoj se është përmbyllur faza e rëndësishme e riformatizimit afirmativ të qeverisjes së mirë.

Kam kënaqësinë që para jush të prezantoj, anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar që  udhëheqë.

Para se të prezantoj apo komunikoj emrat e ministrave të rinj në kuadër të procesit të riformatizimit afirmativ, më lejoni që sinqerisht ti falënderoj ministrat e deritanishëm për punën e tyre të palodhshme në shërbim të shtetit dhe gjithë qytetarëve të saj .

Ministrat e deritanishëm kanë pasur nderin e madh që bashkërisht me sukses të jenë në krye të përgjegjësive të tyre gjatë procesit parapërgatitor në shpalljen e Kosovës shtet, por edhe në angazhimet e mëtutjeshme shtet ndërtuese. Secili prej tyre meriton vlerësimin adekuat, vlerësimin që ka qenë gjithmonë i përshëndetur edhe prej institucioneve të Republikës  së Kosovës por edhe qytetarëve e partnerëve.

Si kryeministër jam i lumtur që kam pasur nderin të bashkëpunoj ngushtë me secilin prej këtyre ministrave dhe duhet ti falënderoj para së gjithash për përkushtimin dhe përgjegjësitë e tyre shtetërore që kanë treguar . Gjithmonë i kanë shërbyer vendit, Qeverisë , i kanë shërbyer vizionit shtet ndërtues dhe vizionit të qeverisjes dhe përkushtimit për të integruar Kosovën në NATO dhe në BE.

Dua t’i falënderojë publikisht dhe të shpreh mirënjohjen time më të lartë edhe institucionale por edhe personale. Qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë qenë të informuar, për çka edhe kanë treguar besimin e tyre për përkushtimin tim për afirmimin e qeverisjes ë mirë, sundimin e ligjit, rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në punë. Në përputhshmëri me mandatin tim kushtetues dhe legjitimitetin qytetar kam zhvilluar bisedime intensive dhe produktive me partnerin e koalicionit që dëshiroj të falënderojë për përkushtimin për afirmimin e energjive të reja në qeverisjen tonë të përbashkët.

Si rezultat i këtij angazhimi të përbashkët para së gjithash për fuqizimin e shtetit të Kosovës, fuqizimin e qeverisjes së mirë, thellimit të reformave demokratike dhe përshpejtimin e integrimit të Kosovës në NATO dhe BE , në bazë të përgjegjësisë dhe mandatit tim kushtetues kam vendosur për ministrat e rinj të cilët do të zënë vendet e tyre të merituara në mbledhjen e radhës të kabinetit qeveritar .

Zonja Edita Tahiri, ministre e Administratës Publike, z. Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, z. Bujar Bukoshi, ministër i Shëndetësisë , z. Haki Demolli, ministër i Drejtësisë, z. Blerand  Stavileci,  ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Lutfi Haziri, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Besim Beqaj, ministër i Integrime.

Përveç këtyre ndryshimeve afirmative dua të theksoj se nga sot Qeveria e Republikës së Kosovës, shteti i Kosovës do ta ketë edhe Ministrinë për Integrime si një kapitull i ri që i hapet vendit tonë për t’u integruar në NATO dhe BE. Prandaj e bëj publike edhe vendimin për themelimin e kësaj ministrie.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors