Kryeministri Thaçi: Në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën së Republikës së Kosovës, do të bashkëpunojmë me të gjitha vendet e rajonit


Image


Image


Image

Prishtinë, 20 gusht 2009

Në vazhdim po e japim deklaratën e kryeministrit Thaçi pas takimit:

Kishim një takim shumë të mirë me z.Kermabon dhe me përfaqësuesit e ICO-së.

Republika e Kosovës, institucionet e saj, edhe njëherë i konfirmuan gatishmërinë e plotë të saj, në kuadër të respektimit të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të dokumentit të Presidentit Ahtisaari, për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit. Ky bashkëpunim është në interes të paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane.

Ne gjithashtu, do të punojmë ngushtë, sikur edhe kemi punuar deri më tani me përfaqësuesit e EULEX-it dhe ICO-së, duke vlerësuar kështu këshillat dhe rekomandimet e tyre. Por, në të njëjtën kohë, ne do të jemi pjesë e të gjitha përkushtimeve pozitive rajonale, duke marrë vendime si institucione të Republikës së Kosovës, vendime këto që dalin duke respektuar plotësisht Kushtetutën e Republikës, vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Prandaj, ne do të vazhdojmë me përkushtimet tona si institucione të vendit, por në të njëjtën kohë duke vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe me EULEX-in, ICO-në dhe të gjithë faktorët relevantë ndëkombëtar në Kosovë.

Prandaj, ka qenë një takim dobiprurës dhe mirësqarues

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors