Kryeministri Thaçi në ditën e dytë të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë homazhe dhe ka vënë kurora lulesh në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 6 mars 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë homazhe dhe ka vënë kurora lulesh në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në vazhdim, po e japim të plotë, prononcimin e kryeministrit Thaçi, me këtë rast:

Jemi sot këtu në Prekaz për të bërë nderimet tona shtetërore në këtë kohë të konsolidimit dhe forcimit të shtetit tonë, të forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar të Kosovës, në këto ditë kur edhe themeluam Ushtrinë e Kosovës – Forcat e Armatosura të Kosovës.

Jemi këtu për të marr edhe më tepër energji, shpresë, optimizëm dhe besim për të kujtuar dhe nderuar veprën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, gjithë dëshmorëve të lirisë, gjithë veteranëve të luftës, për të respektuar sakrificën e familjeve të dëshmorëve dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për sakrificën e tyre sublime për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Duke punuar sot të gjithë së bashku, që në një të ardhme të afërt Kosova të jetë në mënyrë të dinjitetshme dhe meritore pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian, por edhe e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors