Prishtinë, 1 korrik 2009
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i OPIC, Korporatës së Investimeve Private Jashtë shtetit, Lawrence Spinelli kanë nënshkruar të martën në Uashington marrëveshjen për garantimin e investimeve , OPIC është një agjenci e qeverisë amerikane që u ndihmon bizneseve të vogla amerikane duke u ofruar shërbime në investimet e tyre jashtë vendit.
Me rastin e nënshkrimit, presidenti Spineli ka thënë se ky akt i nënshkrimit hap një kapitull të ri të marrëdhënieve midis SHBA-s dhe Kosovës, ndërsa kryeministri Thaçi e quajti një moment historik dhe forcim të marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Kosovës dhe një mundësi e mirë për bizneset amerikane që investojnë në Kosovë. Ai ka thënë se të gjitha investimet dhe investitorët amerikanë do ta kenë mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë së Kosovës.
Në takim është folur edhe për investimet në energji në infrastrukturën rrugore dhe në fusha të tjera.
