Kryeministri Thaçi: Ky është projekti i integrimit, i kthimit të njerëzve në jetën e re, në jetën e përbashkët, në Kosovën tonë demokratike dhe shumetnike


Image


Image


Image

Prishtinë, 22 prill 2010

Kryeministri Hashim Thaçi mori pjesë sot në ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e shtëpive, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ku do të vendosen 50 familje rome nga kampet Çesmin Lug dhe Osterode. Në ceremoninë e vënies së gurthemelit morën pjesë edhe presidenti Fatmir Sejdiu, ministri për Komunitete dhe Kthim Sasha Rashiq, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell, kryetari i Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati, si dhe përfaqësues i komunitetit RAE, Habib Hajdini .

Në fjalimin e vetë të mbajtur për këtë rast, kryeministri Hashim Thaçi mes tjerash theksoi: “Është kënaqësi që sot të jemi së bashku në qytetin e bukur të Mitrovicës. Ky është projekti i integrimit, i kthimit të njerëzve në jetën e re, në jetën e përbashkët, në Kosovën tonë demokratike dhe shumetnike. Në emër të Qeverisë së Kosovës falënderoj USAID-in dhe Mercy Corps për punën e tyre, pastaj edhe për vazhdimin e punimeve që do të ndodhin prej Komisionit Evropian.”

Kryeministri Thaçi në vazhdim tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar dhe do të kryej obligimet e veta për të gjitha qytetarët e saj.

“Synimi i të gjitha institucioneve tona por edhe gjithë komunitetit ndërkombëtar është që të ndërtojmë Kosovën demokratike dhe Kosovën shumë etnike me qëllim të integrimit të saj sa ma shpejt në NATO dhe BE. Unë besoj që së shpejti ashtu siç jemi së bashku sot, në këtë fillim të punimeve, do të jemi gjithë së bashku edhe në përfundimin e punimeve” tha kryeministri Thaçi, duke përshëndetur dhe uruar të gjithë pjesëmarrësit romë, ashkali dhe egjiptas në këtë ceremoni.

Në ceremoni mbajtën fjalë rasti edhe Presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, Ambasadori amerikan, Christopher Dell, ministri Sasha Rashiq, dhe përfaqësuesi i komunitetit RAE në kampet, Habib Hajdini. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors