Kryeministri Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës


Image

Prishtinë, 18 korrik 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillojë një takim me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, kryeministri Thaçi do të ketë takime në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Po ashtu, kryeministri Thaçi në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mbajë ligjëratë me temën “Ndërtimi i së Ardhmes Euro-Atlantike të Kosovës: Sfidat dhe Mundësitë Para Nesh”.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors