Kryeministri Thaçi ka pranuar mbrëmë një mesazh urimi për zhvillimin me sukses të procesit zgjedhor të 12 dhjetorit, nga kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan


Image

Prishtinë, 16 dhjetor 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar mbrëmë një mesazh urimi për zhvillimin me sukses të procesit zgjedhor të 12 dhjetorit, nga homologu i tij, kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në një bisedë telefonike, z. Erdogan duke uruar kryeministrin Thaçi për fitoren në zgjedhjet nacionale të 12 dhjetorit, theksoi se këto ishin zgjedhjet e para nacionale në Kosovën e pavarur, zgjedhje këto të lira dhe demokratike, të organizuara nga institucionet kosovare.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë bisedës me kryeministrin Thaçi shprehu shpresën që sa më shpejtë të formohet qeveria e re dhe Republika e Kosovës të vazhdojë rrugën e saj të pandalshme drejt zhvillimit të gjithmbarshëm.

Në këtë kuadër, bashkëpunimi i Qeverisë së Turqisë me Qeverinë e re të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Thaçi, vetëm sa do të thellohet në të gjitha aspektet e interesave të përbashkëta të dy vendeve mike, – theksoi z. Erdogan.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors