Kryeministri Thaçi: Jemi të përkushtuar dhe po punojmë maksimalisht si Qeveri e Kosovës dhe si autoritete komunale në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës për funksionalizimin e komunave të reja


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 12 shkurt 2010
 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në komunën e re të Ranillukut, të dalë nga zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Kryetari i Ranillukut, Gradimir Mikic, i cili në selinë e përkohshme të komunës së sapo krijuar priti Kryeministrin, Hashim Thaçi, ka thënë se është impresionuar nga ato që ka dëgjuar kryeministri Thaçi.
 

“Ne jemi të përkushtuar dhe po punojmë maksimalisht si qeveri e Kosovës dhe si autoritete komunale  që të zbatojmë në përpikëri planin Ahtisari dhe në pajtim të plotë me kushtetutën e Kosovës për funksionalizimin e komunave të reja”, theksoi z. Thaçi, duke shtuar se po ndërtojmë Kosovë demokratike e shumetnike dhe do të jemi në mbështetje të plotë edhe të komunave të reja. Diskutuam për projektet konkrete sa i përket investimeve sa i përket aspektit infrastrukturor” tha kryeministri Hashim Thaçi.
 

Kryeministri Thaçi ka premtuar se shumë shpejtë në qendër të Ranillukut do të filloj ndërtimi i objektit të ri  të komunës, rrugëve të reja, një shkolle të re, ambulanca , rregullimi i rrugëve lokale dhe jam mjaft i inkurajuar nga vendosmëria e kryetarit Mikic dhe bashkëpunëtorëve të tij. “Ky është vetëm fillimi dhe një fillim shumë i mbarë”, tha kryeministri Thaçi
 

Në anën tjetër, kryetari i  Ranillukut, Gradimir Mikic, tha se është impresionuar nga fjalët dhe premtimet konkrete të kryeministrit Thaçi për ndihmat në zhvillimin ekonomik dhe ndërtimit të insfrastrukturës. “Na presin punë dhe angazhime të shumta në funksionalizimin e tërësishëm të komunës, por besojmë në ato që premtoi kryeministri, pasi ishte shumë i qartë e konkret rreth ndihmave të qeverisë së Kosovës për komunën e Ranillukut” tha Gradimir Mikic.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors