Kryeministri Thaçi: Investimet do të vazhdojnë në ndërtimin e shumë shkollave të reja, rrugëve të reja, zgjerimit të hapësirave të gjelbërimit, të furnizimit me ujë dhe projekteve tjera


Image


Image


Image

Prishtinë, 25 gusht 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në kanalizimin e ri dhe rregullimin e shtratit të lumit “Mirusha” në qytetin e Gjilanit.

Në një fjalë rasti kryeministri Thaçi tha se sot po fillon edhe një projekt madhor, prej projekteve më të fuqishme në historinë e Anamoravës sa i përket kanalizimeve.

“Qytetarët e Gjilanit duhet ta dinë se tash e tutje nuk do ta ndiejnë erën e keqe të kanalizimeve, të ujërave të zeza  dhe  të kësaj ndotjeje këtu”, theksoi z. Thaçi , duke shtuar se ky do të jetë një projekt madhor, i kushtueshëm, por në këtë drejtim nuk do të kursejmë.

Ky është një projekt shumë modern, i cili do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë çështjen e urbanizmit edhe në këtë pjesë të Gjilanit, – theksoi kryeministri Thaçi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar kryetarin e Komunës, Qemail Mustafa për punën e mirë dhe angazhimin e tij për realizimin e këtij projekti që sot po ndryshon edhe Gjilanin.

Z. Thaçi nga këtu ka premtuar se investimet do të vazhdojnë, siç kanë ndodhur edhe në fillimin dhe ndërtimin e shumë shkollave të reja, rrugëve të reja, zgjerimit të hapësirave të gjelbërimit, modernizimit të Gjilanit, por gjithashtu, të furnizimit me ujë.

“Andaj, jam këtu sot për të marrë pjesë në këtë inaugurim të këtij projekti madhor, por edhe për të përshëndetur punën e mirë që po bëhet këtu dhe për të rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e plotë të Qeverisë për këtë projekt dhe projektet tjera”, pohoi kryeministri Hashim Thaçi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemail Mustafa, falënderoi  Kryeministrin Thaçi  për mbështetjen e tij për këtë projekt madhor i cili kap vlerën rreth katër milionë euro.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors