Kryeministri Thaçi inspekton projektin e madh të rregullimit të rrugëve, trotuareve, ujësjellësit, kanalizimeve dhe infrastrukturës tjetër në qytetin e Vitisë


Image


Image


Prishtinë, 26 gusht 2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar komunën e Vitisë dhe së bashku me udhëheqësit komunal ka inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme të qendrës së qytetit.

Në një fjalë rasti kryeministri Thaçi tha se është ky një projekt më i madh që ndonjëherë është ndërmarrë për rregullimin e rrugëve, trotuareve, ujësjellësit, kanalizimeve dhe infrastrukturës tjetër në qytetin e Vitisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar kryetarin e Komunës, Nexhmedin Arifi dhe gjithë ekipin e tij për punën e mirë dhe angazhimin e tij për realizimin e këtij projekti që do të ndryshojë përgjithmonë  pamjen e Vitisë. 

“Ky projekt është dashur të fillojë më herët por po fillon tash në kohën e përgjegjësive dhe qeverisjes së mirë “. Theksoi z. Thaçi duke shtuar se ndjehet shumë mirë për këto projekte të rëndësishme për Vitinë, me rrugë të reja shkolla të reja,   zgjerimit të hapësirave të gjelbërimit, por gjithashtu edhe të furnizimit me ujë.

Kryeministri Hashim Thaçi nga Vitia premtoi se investimet do të vazhdojnë, siç kanë ndodhur dhe rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë projekt dhe projektet tjera që janë në dobi të qytetarëve dhe të përmirësimit të kushteve të jetës në gjithë vendin.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi falënderoi  Kryeministrin Hashim Thaçi Thaçi  për mbështetjen e tij për këtë projekt madhor i cili pritet të kryhet brenda këtij muaji.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors