Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit Berisha, me rastin e aksidentit të komunikacionit në rrugën nacionale Fier-Tepelenë, ku humbën jetën 9 qytetarë


Image

Prishtinë, 9 nëntor 2010

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
 
I nderuar kryeministër Berisha,
 
Me dhembje të madhe morëm lajmin tragjik për humbjen e jetëve të  9 qytetarëve, si pasojë e aksidentit të komunikacionit që ndodhi mbrëmë në rrugën nacionale Fier-Tepelenë.
 
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për Ju, Qeverinë tuaj, popullin shqiptar dhe familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim të shpejtë.
 
Qeveria dhe populli i Republikës së Kosovës, edhe në këto momente të vështira qëndrojnë pranë jush, për të ndarë këtë dhimbje të madhe.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors