Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në tragjedinë e lumit Tisa


Image

Prishtinë, 25 tetor 2009
 
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
 
Me pikëllim të madh e morëm lajmin për humbjen e jetës së të afërmve tuaj në tragjedinë që ndodhi në lumin Tisa.
 
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse ndërkombëtare janë thellësisht të angazhuara dhe do të marrin të gjitha masat e duhura që të gjenden shkaktarët e vërtetë të tragjedisë dhe ata të përgjigjen para drejtësisë.
 
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors