Prishtinë, 25 shkurt 2014
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Raça dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës, me rastin e vdekjes së historianit, prof.dr.Shkëlzen Raça.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Raça,
Të nderuar drejtues të Institutit Albanologjik të Prishtinës,
Me dhembje morëm lajmin që historiani i njohur, këshilltari shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, dr.Shëlzen Raça ka ndërruar jetë.
Kontributi shkencor i profesor Raçës në fushën e historisë do të jetë pjesë e rëndësishme e mbamendjes sonë kombëtare, duke qenë njëkohësisht një bazë e mirë për studiuesit e ardhshëm të shkencës së historisë.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
