Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Raça dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës, me rastin e vdekjes së historianit, dr.Shkëlzen Raça


Image

Prishtinë, 25 shkurt 2014 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Raça dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës, me rastin e vdekjes së historianit, prof.dr.Shkëlzen Raça.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara familje Raça,

Të nderuar drejtues të Institutit Albanologjik të Prishtinës,

Me dhembje morëm lajmin që historiani i njohur, këshilltari shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, dr.Shëlzen Raça ka ndërruar jetë.

Kontributi shkencor i profesor Raçës në fushën e historisë do të jetë pjesë e rëndësishme e mbamendjes sonë kombëtare, duke qenë njëkohësisht një bazë e mirë për studiuesit e ardhshëm të shkencës së historisë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors