Prishtinë, 7 shtator 2012
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Abdullahu, me rastin e vdekjes së veprimtarit dhe farmacistit, Bedri Abdullahu. Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Abdullahu,
Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, veprimtarit dhe farmacistit, Bedri Abdullahu.
Kontributi i Bedriut dhe i familjes Abdullahu për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës do të jetë gjithmonë i vlerësuar lartë nga qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, përkushtimi i Bedri Abdullahut si profesionist në fushën e farmaceutikës do t’i mungojë avancimit të mëtejmë të kësaj lëmie në Kosovë.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës