Kryeministri Thaçi i dërgon telegram ngushëllimi familjes Petkoviç, me rastin e vrasjes së familjarëve të tyre në Partesh të Gjilanit


Image

Prishtinë, 8 gusht 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Petkoviç, me rastin e vrasjes së familjarëve të tyre në Partesh të Gjilanit.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Me pikëllim të madh morëm lajmin tragjik për vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes tuaj në Partesh të Gjilanit.

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm aktin e shëmtuar të vrasjes së dy qytetarëve të Kosovës të komunitetit serb dhe kërkon nga organet e rendit që të kryejnë të gjitha hetimet dhe procedurat e nevojshme për zbardhjen e këtij akti të rëndë dhe qyqar.

Kërkojmë po ashtu nga të gjithë që këto akte kriminale të mos keqpërdoren për motive të lëta politike dhe etnike.

Qeveria dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura që të vazhdojnë përkushtimet e përhershme për sundimin e rendit dhe ligjit për gjithë qytetarët e vendit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare.
 

Hashim Thaçi,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors