Kryeministri Thaçi falënderon Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me z.Tërnava për kultivimin e kulturës e re të komunikimit dhe tolerancës fetare


Image


Image


Prishtinë, 25 qershor 2009

 
Kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar z.Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin e mrekullueshëm në edukimin qytetar por edhe në angazhimet për prezantimin e drejt të çështjes së Kosovës anekënd botës. Këtë angazhim, kryeministri Thaçi e ka vlerësuar në funksion të lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

 
“Të gjithë ata që  janë të interesuar, dhe. që kanë mundësi, ne do t’i përkrahim në drejtim të përshpejtimit të njohjeve edhe më të mëdha për Kosovës” është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.
 

“Para së gjithash z.Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame e Kosovës duhet falënderuar për kulturën e re të komunikimit, të tolerancës fetare që është kultivuar në Kosovë, në ndërtimin e shtetit demokratik, shtetit të mundësive dhe të tolerancës, edhe në kuptimin ndëretnik edhe ndërfetar. Qeveria e Kosovës do t’i japë përkrahje të plotë Bashkësisë Islame në këto përkushtime”, ka theksuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Myftiu Naim Tërnava ka falënderuar kryeministrin Hashim Thaçi në emër të kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, për punën madhore dhe për gatishmërinë e tij të vazhdueshme që ka treguar në raport me zgjidhjen e problemeve, në shoqërinë kosovare.

“Bashkësia Islame sikur edhe deri tash, do të jetë një hallke e fortë zingjirore në forcimin e shtetit të Kosovës. Presim që të kemi takime të vazhdueshme dhe konsulta mes vete, për të siguruar paqen dhe tolerancën, si dhe gatishmërinë për jetë të përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, është shprehur myftiu Naim Tërnava.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors