Kryeministri Thaçi: Efektivët policorë që janë përballur dhe po përballen çdo ditë me krimin e organizuar, janë heronjtë e vërtetë e kohëve të sotme

Prishtinë, 8 gusht 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij, kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e rënies në detyrë të katër policëve shqiptarë, në betejën e drejtpërdrejtë kundër krimit të organizuar.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

I nderuar kryeministër Berisha,

Me dhembje të madhe morëm lajmin për vrasjen e katër pjesëtarëve të Policisë Shqiptare në betejën e drejtpërdrejtë ndaj eksponentëve të krimit të organizuar.

Qeveria Republikës së Kosovës ndan pikëllimin me ju dhe qeverinë që drejtoni, me familjarët e viktimave, si dhe me gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta.

Beteja e pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive negative është dhe do të vazhdojë të jetë vizioni ynë i përbashkët dhe i përhershëm, në mënyrë që në gjithë hapësirën e rajonit tonë të mos ketë vend për krimin dhe kriminelët.

Efektivët policorë që janë përballur dhe po përballen çdo ditë me krimin e organizuar janë heronjtë e vërtetë e kohëve të sotme.

Hashim Thaçi,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors