Kryeministri Thaçi: E ardhmja e Kosovës është e sigurt, një e ardhme demokratike dhe multietnike


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 2 qershor 2009

Në vazhdim po e japim të plotë deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës që i bëri familjes së kthyer serbe Spasiq, në Palaj të Kastriotit.

Falënderoj familjen Spasiq për mikpritjen, për këtë drekë, drekën e përbashkët në Kosovën demokratike, në Kosovën atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, në Kosovën vend i mundësive të barabarta për të gjithë, i mundësive afirmative për të gjithë qytetarët e komuniteteve.

Familja Spasiq, është një familje që është kthyer për të jetuar në Kosovën e re. Është shembulli më i mirë i mundshëm i jetës në Kosovën e këtij viti, në Kosovën e suksesit, progresit, multietnike, të tolerancës, zhvillimit.

Është familje e kthyer për të jetuar në Kosovën e re, me shtëpi të re që sapo e filluam, e që besoj se shumë shpejt do të përfundojë, me investime të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilat investime nuk do të ndalen, përkundrazi do të rriten.

Kosova është vend i të gjithëve, vend i paqes, stabilitetit, tolerancës, i bashkëjetesës, vend unik, i perspektivës për integrim në NATO dhe në Bashkim Evropian.

Ky proces i përmirësimit të jetës së qytetarëve, i kthimit të të gjithë njerëzve që dëshirojnë të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre.

Është një çështje humanitare, shumë njerëzore. Nuk dua të politizohet. Unë dhe qeveria që e udhëheq, do të eliminojmë çdo pengesë që del në këtë proces, në mënyrë që të kemi sukses dhe suksesi për vendin tonë nuk do të mungojë, në veçanti kur tash punojmë, jetojmë dhe ndërtojmë të ardhmen tonë bashkërisht.

Ndihem shumë mirë që edhe familja Spasiq po fillon një jetë të re në Kosovën e re, në Kosovën e zhvilluar.

Natyrisht, çdo komunitet në Kosovë, ballafaqohet me vështirësi, me kërkesa dhe nevoja të ndryshme. Ne do të jemi pranë çdo familje, të çfarëdo nacionaliteti që të jetë, qoftë shqiptar, serb, qoftë e komuniteteve tjera.

Por, jemi sot këtu, në familjen Spasiq, në këtë lagje, komunë, ku bashkëjetesa është shembull, ku jetojnë edhe serbë edhe shqiptarë bashkërisht, në një bashkëjetesë të mirë, tradicionale dhe me zotim për të ardhmen.

Ne do të jemi pranë familjeve që të punojmë bashkërisht me ta, t’i dëgjojmë ata për nevojat e tyre dhe natyrisht të fillojmë t’i implementojmë ato.

Kjo është një familje që merret me bujqësi, si shumë familje në Kosovë.

Ne, si Qeveri e Republikës së Kosovës do të jemi pranë tyre që t’u ofrojmë mundësi më të mira për jetë të re, më të mirë dhe e ardhmja e Kosovës është e sigurt, një e ardhme demokratike, multietnike – Kosova si atdhe i të gjithë qytetarëve të saj.

Unë ndihem tepër mirë që edhe njerëzit e moshuar jetojnë me ambicie të reja, me jëtën e re, me vullnetin e ri, në Kosovën e re.

Edhe gjeneratat e mesme janë të gatshëm t’i marrin përgjegjësitë për të ardhmen tonë, por para së gjithash ndihem tepër mirë si kryeministër i Qeverisë së Kosovës, që edhe fëmijët e Kosovës po rriten të gëzuar në Kosovën e lirë, në Kosovën e perspektivës, në Kosovën e së ardhmes evropiane, me mirëqenien më të lartë për të gjithë qytetarët.

Urime dhe suksese.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors