Kryeministri Thaçi: Do të vazhdojmë të kemi raporte të shkëlqyeshme bilaterale midis Kosovës dhe Çekisë


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 19 gusht 2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim z. Jan Fischer, kryeministër i Republikës së Çekisë.

Kryeministri Thaçi ka falënderuar Republikën e Çekisë dhe popullin e saj për përkrahjen dhe mbështetjen që i ka dhënë shtetit të Kosovës. Z. Thaçi po ashtu ka vlerësuar angazhimin e kontingjentit  çek, në kuadër të trupave të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.
 

Gjatë takimit Kryeministri Thaçi ka njoftuar homologun e tij z. Jan Fischer lidhur me implementimin e dokumentit Ahtisari, implementimin e Kushtetutës, respektimin afirmativ të minoriteteve si dhe të arriturat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova .

 

“Do të vazhdojmë të kemi raporte të shkëlqyeshme bilaterale midis Kosovës dhe Çekisë, në të ardhmen edhe Kosova si pjesë e NATO-s dhe BE-së”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Z. Jan Fischer, theksoi se Republika e Çekisë do të vazhdojë politikën e mbështetjes së vazhdueshme të Kosovës. Ai ka vlerësuar progresin në Kosovë.  “Është shumë e rëndësishme të theksoj se Çekia është gati për të vazhduar me politikën që kemi filluar me njohjen e Kosovës, duke i përmbushur të gjitha detyrat dhe çështjet në këtë rajon”, theksoi z. Jan Fischer.

Kryeministri Thaçi dhe kryeministri Fischer kanë theksuar rëndësinë e  bashkëpunimit  ekonomik si parakusht për zhvillimin stabil të Kosovës dhe gjithë rajonit. Bashkëbiseduesit po ashtu janë shprehur të gatshëm për forcimin e lidhjeve edhe në fushat e shkencës, kulturës, arsimit etj. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors