Kryeministri Thaçi: Do të jemi të pakompromis ndaj banditëve dhe atyre që pengojnë njerëzit të kthehen në pronat e tyre


Image

Prishtine, 26 gusht 2009

Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar vendosmëri më të madhe të EULEX-it në veri të Kosovës, ku rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve po pengohet nga bandat serbe.
 
Kryeministri Thaçi tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka strategji për kthimin në pronat e tyre të të gjithë kosovarëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

“Qeveria ka strategji të integrimit dhe kthimit të njerëzve në pronat e tyre pa dallim. Ajo që ka ndodhur dje nuk do të duhej të ndodhte. Njerëzit kanë të drejtë të kthehen dhe këtë nuk mund t’ua mohojë askush dhe për këtë ata e kanë përkrahjen qeveritare’, ka thënë kryeministri Hashim Thaciai gjatë një vizite në Komunën e Vitisë,

“Do të jemi të pa kompromis ndaj atyre njerëzve që i pengojnë njerëzit të punojnë në pronat e tyre dhe gjithë atyre banditëve që përdorin kallashnikovët. EULEX-i duhet të jetë më i qartë dhe më i vendosur”, ka theksuar Kryeministri Thaçi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors