Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municioneve në Jahoc të Gjakovës

Gjakovë, 17 maj 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituan punimet për ndërtimin e fabrikës së municioneve në Jahoc të Gjakovës.

Industria e mbrojtjes e Republikës së Kosovës do të nis me prodhimin e fishekëve të kalibrave 5.56mm dhe 7.62mm. Ndërsa, në faza të më vonshme do të avancojë edhe me dronë “Made in Kosova”.

Fabrika, e cila është duke u ndërtuar, është pjesë e zonës prej 19 hektarësh në kuadër të 140 hektarëve për industrinë e mbrojtjes në Gjakovë, të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Si vazhdim i punëve që përfshin shumëfishimin e buxhetit për mbrojtje, në katër vjetët e ardhshme parashihen më shumë se 1 miliard euro, për fuqizim, pajisje moderne dhe trajnime të avancuara për FSK-në.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors