Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Zekolli

Bllacë, Suharekë, 10 qershor 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti Salih Zyba, vizitoi familjen Zekolli për të shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Arsim Zekollit.

Kryeministri në detyrë Kurti e vlerësoi Zekollin si një mendje të mprehtë e të thellë dhe një intelektual të shquar.

Në karrierën e tij diplomatike, Arsim Zekolli kishte shërbyer si ambasador i Maqedonisë së Veriut në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë, ndërsa më vonë ishte shef i misionit të OSBE-së në Turkmenistan.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors