Prishtinë, 20 korrik 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të Qendrës së Prishtinës, vizitoi për ngushëllime familjen Shema në Prishtinë, për humbjen e më të dashurit të tyre, Sabri Shema.
Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllimet më të përzemërta familjes Shema dhe të gjithë miqve të të ndjerit.






