Prizren, 27 gusht 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me bashkëpunëtorë vizitoi për ngushëllime familjen Kryeziu në Prizren, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të kësaj komune dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, profesorit Eqrem Kryeziu.
“Prof. Eqrem Kryeziu frymëzonte natyrshëm në çdo bisedë secilin bashkëbisedues. Kontributi i tij nga puna e parreshtur dhe shërbimi i palodhshëm për arsimin shqip, politikën kombëtare dhe Prizrenin historik do të rrojë përjetë!”, shkroi kryeministri Kurti, në librin e kujtimeve.






