Dardanë, 20 korrik 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga U.D e presidentes, Albulena Haxhiu, kryetari i Dardanës, Kadri Rahimaj dhe aktivistë të tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ishte për ngushëllime në familjen Kallaba, për humbjen e më të dashurit të tyre, Petritit.
I rritur nga dy prindër të respektuar në Dardanë dhe më gjerë, Petrit Kallaba ishte aktivist i ditëve të para të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Duke iu shprehur ngushëllimet më të përzemërta familjes Kallaba dhe të gjithë miqve të të ndjerit, kryeministri Kurti tha se Petrit Kallaba ishte model i mësimdhënësit bashkëkohor.
“I dashur e punëtor, patriot e i mençur, Petriti do të mbetet përherë i gjallë në kujtesën tonë të pashlyeshme për të”, shkroi kryeministri Kurti në librin e kujtimeve.










