Prishtinë, 20 qershor 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, dhe deputetin Nezir Kraki, sot vizituan Panairin e Librit “Prishtina 2026”.
Motoja e edicionit të 26-të, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Pallatin e Rinisë dhe Komunën e Prishtinës, është “Libri hap botën”.
Pjesëmarrës në këtë panair, që është hapur të mërkurën e 17 qershorit dhe do të mbyllet mbrëmjen e së dielës, më 21 qershor, janë rreth 100 botues shqiptarë. Ndërkaq, numri i titujve të ri është rreth 2000.
Në edicionin e sivjetmë janë paraparë më shumë se 40 aktivitete, përfshirë promovime dhe disktutime me autorë pjesëmarrës në panair.
















