Gjakovë, 9 gusht 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e së shtunës vizitoi festivalin e kulturës “Ditët e Shqiptarit” në Gjakovë.
Edicioni i tretë i festivalit “Ditët e Shqiptarit”, i cili u hap më 17 korrik dhe do të mbyllet sonte më 9 gusht, pati një program të pasur me koncerte e muzikë, filma e panele diskutimi, si dhe aktivitete tjera kulturore e sportive. Ndërsa po shndërrohet në një nga ngjarjet e rëndësishme të kulturës dhe traditës shqiptare dhe promovimit të saj.














