Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi Doganën e Kosovës

Prishtinë, 4 shtator 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, vizituan sot Doganën e Kosovës, e cila ditë më parë shënoi 27-vjetorin e themelimit.

Gjatë vizitës u diskutua për punën dhe rezultatet e Doganës së Kosovës, me theks në rritjen e të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, lehtësimin e tregtisë dhe modernizimin e administrimit doganor.

Dogana e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme të performancës, duke mbledhur deri më tani këtë viti 1 miliard e 347 milionë euro të hyra, apo 6 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak. Në të njëjtën kohë, janë ndërmarrë reforma të rëndësishme për lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve, përfshirë përmbylljen e shtetëzimit të terminaleve doganore dhe zbatimin e deklarimit të mallrave para arritjes, i cili ka kontribuar në reduktimin e kohës së procesimit me rreth 70 për qind.

Përveç rritjes së efikasitetit në mbledhjen e të hyrave, Dogana ka forcuar edhe kontrollet kufitare dhe përdorimin e teknologjisë. Funksionalizimi i skanerit në Merdarë ka rritur kapacitetet për identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme.

Në kuadër të procesit të modernizimit, po avancohen edhe projekte të reja strategjike, përfshirë Dritaren e Vetme Kombëtare, Tranzitin e Përbashkët, automatizimin e mëtejmë të proceseve dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike të Doganës së Kosovës.

Me rastin e 27-vjetorit të themelimit, Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati shprehën mirënjohjen për të gjithë zyrtarët doganorë për punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve, ekonomisë dhe Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors