Prishtinë, 8 qershor 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi për vizitë zyrtare në Austri.
Gjatë vizitës dy-ditore, mes tjerash, ai do të pritet në takim nga Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, si dhe do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).