Kryeministri në detyrë Kurti priti përfaqësuesit e Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha”


Prishtinë, 30 prill 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtorin e Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha”, Zijad Mehić, së bashku me drejtorin e Art Image, Ilir Bytyqi, dhe koordinatoren Valentina Cenaj.

Në takim u diskutuan përgatitjet për edicionin e sivjetmë të festivalit, i cili do të mbahet nga data 18 deri më 23 maj në Prishtinë, me pjesëmarrje nga shtete të rajonit dhe më gjerë. U theksua rëndësia e këtij organizimi për zhvillimin e teatrit, promovimin e kulturës dhe forcimin e bashkëpunimit artistik ndërmjet vendeve të rajonit.

Ky vit shënon një jubile të rëndësishëm për festivalin – 10-vjetorin e themelimit – duke e konsoliduar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend dhe në rajon.

Kryeministri vlerësoi kontributin e organizatorëve në ndërtimin e një platforme që jo vetëm afron artistët dhe profesionistët e teatrit nga rajoni, por krijon ura bashkëpunimi që e lidhin rajonin me skenën ndërkombëtare.

Në përmbyllje, u theksua se festivale të tilla janë dëshmi e fuqisë së kulturës për të tejkaluar kufijtë, për të nxitur dialogun dhe për të forcuar lidhjet mes shoqërive – fillimisht në rajon, e më pas edhe me botën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors