Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim profesorin amerikan dhe mikun e madh të Kosovës, Daniel Serwer

Prishtinë, 29 qershor 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim profesorin amerikan dhe mikun e madh të Kosovës, Daniel Serwer.

Gjatë takimit, Kryeministri shprehu kënaqësinë për takimin me profesorin Serwer, të cilin e vlerësoi si një zë të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës. Me këtë rast, profesor Serwer ishte mysafiri i parë amerikan të cilit Kryeministri ia uroi përvjetorin e 250-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u diskutua për një gamë të gjerë temash me rëndësi, përfshirë situatën e brendshme politike, hapat që Kosova po ndërmerr në përgatitje për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe zhvillimet gjeopolitike dhe implikimet e tyre për sigurinë e vendit.

Kryeministri theksoi se Kosova është me fat që ka një mik si Daniel Serwer, i cili, siç u shpreh ai, nuk ka hezituar asnjëherë të flasë të vërtetën për popullin e Kosovës dhe për kërcënimet që Serbia paraqet ndaj sigurisë rajonale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors