Prishtinë, 27 gusht 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ushtruesen e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Duke e falënderuar për shërbimin dhe kontributin e saj, kryeministri Kurti theksoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Kryeministri theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të lëvizë në raport me aplikimin e Kosovës për anëtarësim, duke i dhënë statusin e vendit kandidat, të përcjellë me një proces të bazuar në merita.
Kryeministri Kurti i uroi suksese në angazhimet e ardhshme profesionale dhe shtoi se ajo do të jetë përherë e mirëpritur në Kosovë.








