Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror

Prishtinë, 12 shtator 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pasdite priti delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum), anëtarët e të cilit përfaqësojnë 16 shtete të ndryshme dhe sjellin përvojë të gjerë në fusha të ndryshme, si të drejtat e njeriut, teknologjia dhe të tjera.

Gjatë diskutimit, kryeministri Kurti paraqiti një pasqyrë të zhvillimit të Kosovës, përfshirë rritjen ekonomike, që është gjashtëfishuar që nga viti 1999 dhe trefishuar që nga viti 2008, uljen e papunësisë, si dhe orientimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti theksoi se procesi i integrimit është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë anëtarësimi.

Kryeministri foli gjithashtu për sektorët në rritje dhe me potencial të madh në Kosovë, si Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), përpunimi i drurit dhe përpunimi i metaleve, si për projektet e planifikuara për katër vitet e ardhshme, përfshirë hekurudhat, Lojërat Mesdhetare, investimet në qendrën e skijimit në Brezovicë, tranzicionin e gjelbër, minierat dhe mineralet.

Po ashtu, në një diskutim të hapur, u bisedua për forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurinë, anëtarësimin në NATO, si dhe përafrimin e politikës së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors