Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim antropologen Janet Reineck dhe pjesëmarrëset në “Kosova Ethno-Tour 2026”

Prishtinë, 23 korrik 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim antropologen Janet Reineck dhe pjesëmarrëset në “Kosova Ethno-Tour 2026”.

Duke u uruar mirëseardhje studiueses Janet Reineck dhe pjesëmarrëseve nga vende të ndryshme të botës, nga Evropa deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë Kurti i falënderoi për vizitën dhe promovimin e Republikës së Kosovës.

Mysafiret janë profesioniste të fushave të ndryshme, si inxhinieria e mjedisit, planifikimi urban, shëndetësia, arsimi, financat, ekonomia, teknologji e informacionit etj.

Diskutimi ishte i hapur dhe interaktiv, me një mori temash, përfshirë të drejtat e njeriut, arsimin, kulturën, shërbimet, teknologjinë, bujqësinë dhe ekonominë. Një pjesë e diskutimit u përqendrua edhe te mërgata, si ambasadore kryesore e Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors