Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në shënimin e 10-vjetorit të SPEEEX

Hajkobillë, 20 Qershor 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e 10-vjetorit të kompanisë SPEEEX, në festivalin “Hajkofeeest” që u mbajt në fshatin Hajkobillë të Prishtinës.

Pasi tha se SPEEEX është dëshmi e suksesit dhe shembull i investimit në Kosovë nga mërgata jonë e çmuar, kryeministri në detyrë Kurti uroi punëtorët dhe kompaninë.

Kryeministri në detyrë Kurti tha se duke kombinuar përvojat evropiane me mjedisin dhe mundësitë në Kosovë, SPEEEX është shndërruar në një kompani të shumëkërkuar.

Aktualisht kompania ka më shumë se 2.000 punëtorë në qendrat e tyre në Prishtinë, Prizren, Vushtrri e Ferizaj, ndërsa rritja e zgjerimi po vazhdon edhe me investimin “SPEEEX Switzerland”.

Me rreth 40.000 të punësuar dhe kontribut rreth 6% në Bruto Produktin Vendor, sektori i shërbimeve dhe i teknologjisë së informacionit tashmë ka një themel të fortë mbi të cilin mund të zhvillohet potenciali i jashtëzakonshëm, që Kosova ofron nëpërmjet rinisë sonë energjike dhe të talentuar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors