Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në kremtën e festës së Zojës së Bekuar në Letnicë

Letnicë, Viti, 15 gusht 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë kremtën e festës së Zojës së Bekuar në shenjtëroren e Ipeshkvisë së Kosovës në fshatin Letnicë të komunës së Vitisë.

Festa e Zojës së Bekuar u shënua me thirrjet e përhershme për paqe e për hapje të zemrës ndaj njëri tjetrit, si dhe me urimet për dashuri, besim e shpresë.

Me historinë e saj të pasur dhe shekullore, me figura të shquara kombëtare e botërore, përveç se vend lutjesh e gjetje qetësie, Letnica është adresë bashkimi për njerëzit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors