Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në koncertin pianistik të fëmijëve “Melodi që Bashkojnë Zemra”

Prishtinë, 19 qershor 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në edicionin e katërt të koncertit pianistik të fëmijëve “Melodi që Bashkojnë Zemra”, i organizuar nga Infinity Piano Studio.

Teksa falënderoi organizatorët dhe prindërit, kryeministri në detyrë Kurti përgëzoi fëmijët që performuan, duke i uruar që muzika t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës, si gëzim, si dije dhe si forcë krijuese.

“Programi i sotëm, me interpretime të muzikës klasike dhe shqiptare, me pjesëmarrjen e nxënësve, balerinave dhe artistëve të ftuar, është një festë e talentit, por edhe e bashkëpunimit mes fëmijëve, mësuesve dhe familjeve. Pas çdo performance qëndron mbështetja e prindërve, puna e mësimdhënësve dhe përkushtimi i vetë fëmijëve”, tha ai.

Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se koncertet e këtilla janë më tepër sesa një program artistik, sepse janë dëshmi e punës së përditshme, e durimit, e ushtrimit dhe e dashurisë për artin. Ai shtoi se nëpërmjet muzikës, fëmijët mësojnë jo vetëm të luajnë në instrument, por edhe të dëgjojnë, të përqendrohen, të shprehen dhe të besojnë më shumë në veten e tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors