Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës së fotografit Hazir Reka – “Dalja n’dritë”

Prishtinë, 24 qershor 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në hapjen e ekspozitës personale të fotografit, Hazir Reka – “Dalja n’dritë”.
Në hapje të ekspozitës, kryeministri në detyrë Kurti tha se ajo na kthen në disa prej momenteve më të rëndësishme të historisë sonë të afërt, të dokumentuara me përkushtim dhe mjeshtri nga fotografi ynë Hazir Reka.

“Fotografitë e ekspozuara na çojnë në vitet 1988 dhe 1989, në kohën e protestave dhe grevave të minatorëve, kur zëri për liri e drejtësi, dinjitet dhe barazi jehonte në gjithë vendin e më gjerë. Para nesh shfaqen pamje nga protestat e vitit 1988, kur minatorët gjithandej vendit u bënë pjesë e një lëvizjeje të gjerë qytetare me demonstrata të fuqishme popullore”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Ai më tej shtoi se Hazir Reka përmes objektivit të tij na ka lënë një arkiv të çmuar të kujtesës kolektive. Puna e tij mbetet dëshmi e gjallë e historisë sonë moderne.

“Ekspozita është një nderim për minatorët, për rezistencën e tyre dhe për të gjithë ata që kontribuan në përpjekjen e gjatë për liri e Republikë. Njëkohësisht, është edhe një shprehje mirënjohjeje për punën e palodhshme të autorit të kësaj ekspozite”, vlerësoi kryeministri në detyrë Kurti.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors