Kryeministri Mustafa vizitoi MAPL-në dhe MMPH-në


Image


Image

16 janar 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Në MAPL, kryeministri Mustafa u prit nga ministri Ljubomir Maric, i cili e informoi kryeministrin Mustafa me fushëveprimin, prioritetet dhe objektivat strategjike të Ministrisë e Administrimit të Pushtetit Lokal, me theks të veçantë  për procesin e reformimit të pushtetit lokal dhe mandatin e MAPL-së në raport me avancimin dhe fuqizimin e komunave.

Kryeministri Mustafa shprehu mbështetjen e tij për angazhimet e Ministrisë se Administrimit të Pushtetit Lokal në fushëveprimin e saj, për të mbështetur komunat në avancimin e qeverisjes lokale, dhe premtoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të ofrojë përkrahje për MAPL-në në realizimin e objektivave strategjike në raport me komunat e Kosovës.

Gjatë takimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kryeministri Isa Mustafa dhe ministri Ferid Agani biseduan për avancimin dhe realizimin e projekteve konkrete që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe ambientit.

Këtë takim, ministri Agani e njoftoi kryeministrin e vendit me prioritetet e tij si ministër, e që sipas tij janë, procesi i legalizimit, ruajtja dhe përmirësimi i mjedisit, ambienti i pastër etj.

Kryeministri Mustafa, përgëzoi ministrin Agani për pozitën e re dhe i premtoi mbështetje të Qeverisë për realizimin e këtyre projekteve, duke i vlerësuar si shumë të rëndësishme për rritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve të vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors